Kthehu në faqen kryesore

BATERITË & BACKUP

Bateritë & backup

Bateria mund të jetë shumë e dobishme, por nuk është gjithmonë e nevojshme. Vendimi merret pas analizës.

`n

Kjo faqe është përditësuar pa fotografi produktesh; zgjedhja e baterisë shpjegohet vetëm me kritere teknike, garanci, përputhshmëri dhe nevojën reale të objektit.

Zgjidhni baterinë sipas prioritetit tuaj

Në Solar Smart Kosova baterinë nuk e zgjedhim vetëm sipas çmimit. E zgjedhim sipas përputhshmërisë me inverterin, stabilitetit të punës, garancisë dhe raportit afatgjatë ndërmjet çmimit dhe cilësisë.

Premium zgjedhje

Growatt

Zgjidhja më e sigurt kur dëshironi përputhshmëri maksimale me inverterët Growatt dhe rrezik minimal teknik.

Shiko Growatt

Opsion shumë i besueshëm

Pylontech

Zgjidhje shumë e mirë për klientët që kërkojnë stabilitet, cilësi serioze dhe çmim racional.

Shiko Pylontech

Çmim / cilësi

Dyness

Zgjedhja më praktike kur qëllimi është një sistem baterie i mirë me investim më konkurrues.

Shiko Dyness


Çfarë bën bateria

Ruajt energjinë për përdorim më vonë dhe rrit kontrollin mbi sistemin.

Çfarë nuk bën

Nuk e zëvendëson analizën e konsumit dhe nuk është automatikisht zgjidhja më e mirë për çdo objekt.

Backup

Backup varet nga inverteri, kapaciteti, lidhja elektrike dhe pajisjet që duhet të mbahen aktive.

Kur ka kuptim

Kur ka konsum në mbrëmje, nevojë për rezervë ose kërkesë për më shumë pavarësi.

Kur nuk është e nevojshme

Kur sistemi pa bateri e mbulon mirë qëllimin dhe bateria vetëm rrit koston.

Plug & play vs instalacion

Plug & play është më i thjeshtë, ndërsa bateritë instalacionale kërkojnë projektim, mbrojtje dhe integrim më serioz.

Premium zgjedhje

Growatt bateritë — zgjidhja premium për sistemet Growatt

Growatt bateritë janë zgjedhja jonë premium kur kërkohet stabilitet maksimal, komunikim i sigurt me inverterin dhe rrezik minimal në konfigurim. Kur inverteri dhe bateria vijnë nga i njëjti ekosistem, sistemi është më i pastër teknikisht dhe më i lehtë për kontroll afatgjatë.

Rekomandojmë për

Rekomandohet për shtëpi dhe biznese ku prioritet është siguria, jetëgjatësia dhe funksionimi pa komplikime.

  • Përputhshmëri shumë e mirë me inverterët Growatt
  • Rrezik më i ulët i problemeve në komunikim
  • Zgjidhje profesionale për instalime serioze
  • E përshtatshme për klientë që kërkojnë sistem premium

Kërko këshillë për bateri

Komplet opsion

Growatt komplet sistem — bateri, inverter dhe kontroll në një ekosistem

Kur klienti dëshiron jo vetëm bateri, por komplet sistem Growatt, inverter, bateri, komunikim, matje dhe monitorim në aplikacion. Avantazhi kryesor është se komponentët punojnë si një paketë e koordinuar, me më pak hapësirë për gabime në konfigurim.

  • Bateri dhe inverter nga i njëjti ekosistem
  • Monitoring përmes aplikacionit
  • Matje më e qartë e prodhimit dhe konsumit
  • Zgjidhje premium për instalim të organizuar

Kërko Growatt komplet

Opsion shumë i besueshëm

Pylontech bateritë — opsion shumë i besueshëm

Pylontech është një nga markat më të njohura në sistemet e baterive për energji solare. Është zgjedhje shumë e mirë kur klienti kërkon cilësi, stabilitet dhe çmim më racional se zgjidhja premium.

Rekomandojmë për

Rekomandohet për klientët që duan bateri serioze, por me investim më të balancuar.

  • Reputacion i mirë në treg
  • Opsion stabil për bateri solare
  • Balanc i mirë ndërmjet cilësisë dhe çmimit
  • E përshtatshme për shtëpi dhe objekte të vogla biznesi

Kërko këshillë për bateri

Çmim / cilësi

Dyness bateritë — raporti më i mirë çmim / cilësi

Dyness është zgjedhja jonë kur kërkohet një sistem baterie funksional, i besueshëm dhe me çmim më konkurrues. Kjo është zgjidhje praktike për klientët që duan të shtojnë bateri në sistem, por duan ta mbajnë investimin nën kontroll.

Rekomandojmë për

Rekomandohet kur prioritet është investim racional dhe raport i mirë ndërmjet çmimit dhe performancës.

  • Raport shumë i mirë çmim / cilësi
  • Zgjidhje e mirë për klientë të ndjeshëm ndaj çmimit
  • Opsion praktik për sisteme solare familjare
  • Alternativë më e mirë se markat e paprovuara

Kërko këshillë për bateri

Kontrollo nëse bateria ka kuptim për sistemin tënd

Bateria nuk është gjithmonë zgjidhja e parë. SSK e kontrollon në bazë të konsumit, buxhetit dhe nevojës për backup.