Paketat solare
Paketat Bazë, Standard dhe Premium janë pika nisjeje. Paketa e saktë zgjidhet pas analizës së faturës, objektit, çatisë, inverterit dhe nëse bateria ka kuptim.
Bazë

Funksionalna zgjidhje me investim fillestar më të ulët.
- për konsum bazë
- pa konfigurim të komplikuar
- përshtatet kur qëllimi kryesor është ulja e faturës
- bateria zakonisht nuk është hapi i parë
Çmim efektiv i mundshëm: nga 3.510 €*
Standard

Balancë mes çmimit, cilësisë, fuqisë dhe monitorimit.
- për shumicën e shtëpive dhe bizneseve të vogla
- më shumë fleksibilitet
- monitoring më i qartë
- bateri opcionale sipas analizës
Çmim efektiv i mundshëm: nga 5.190 €*
Premium

Për konsum më të lartë, fleksibilitet dhe përgatitje për bateri.
- për objekte me konsum më të madh
- më shumë rezerva për të ardhmen
- më e përshtatshme për bateri/backup
- kërkon analizë më të saktë të objektit
Çmim efektiv i mundshëm: nga 6.870 €*
*Çmimi efektiv është orientues dhe mund të varet nga zbritja bankare, kushtet e financimit, subvencionet aktive dhe konfigurimi final i sistemit.
Teknologji të disponueshme sipas projektit
Këto janë shembuj teknologjie dhe nuk paraqesin pjesë të një pakete të vetme. Pajisjet konfirmohen veçmas në ofertën finale.



Krahasim i shpejtë
Pa bateri apo me bateri?
Pa bateri
Kur prodhimi dhe konsumi ditor përputhen mirë, sistemi pa bateri shpesh është hapi më racional.
Me bateri
Ka kuptim kur kërkohet rezervë, përdorim jashtë orëve të prodhimit ose më shumë kontroll mbi energjinë.
A më duhet bateri?Çfarë ndikon në çmim?
Çmimi nuk varet vetëm nga numri i paneleve. Ndikojnë çatia, distanca e kabllimit, inverteri, mbrojtjet elektrike, bateria, mënyra e montimit dhe kushtet reale të objektit.
- lloji i çatisë dhe qasja
- distanca e kabllimit
- fuqia dhe tipi i inverterit
- mbrojtjet elektrike
- bateria ose përgatitja për bateri
- kushtet e montimit
Si zgjidhet paketa e saktë?
SSK nuk e zgjedh paketën vetëm sipas buxhetit. Fillimisht kontrollohet konsumi, objekti, hapësira, lidhja elektrike dhe qëllimi i klientit. Vetëm pas kësaj propozohet paketa që ka kuptim teknik dhe ekonomik.
Nuk je i sigurt cili paket të përshtatet?
Paketa e saktë nuk zgjidhet vetëm nga çmimi. Duhet parë konsumi, objekti, çatia, inverteri dhe nëse bateria ka kuptim.