← Kthehu në ballinë

Solar Smart Kosova — Pejë

Kush qëndron pas Solar Smart Kosova?

Solar Smart Kosova është themeluar në Kosovë në vitin 2024, me qëllim që familjeve, banesave dhe bizneseve të vogla private t’u ofrojë një qasje më të qartë dhe më të përgjegjshme teknike ndaj sistemeve solare.

Drejtori i Solar Smart Kosova
Drejtori i SSK

Përgjegjës për vlerësimin teknik dhe përzgjedhjen e zgjidhjes

Çdo rekomandim fillon me kontroll të konsumit, objektit dhe kushteve teknike, që sistemi të zgjidhet sipas nevojës reale të klientit.

Qëllimi nuk është vetëm shitja e paneleve, por vendimi i saktë para investimit.

Standard evropian i punës

Pas SSK qëndron përvojë pune me standarde evropiane, veçanërisht me mënyrën holandeze të organizimit, kontrollit teknik dhe përgjegjësisë ndaj klientit. Fokusi ynë nuk është shitja masive e paneleve, por analiza e saktë e objektit, konsumit dhe përfitimit real financiar para se të propozohet sistemi.

Fokus në nevojat reale

Ne fokusohemi veçanërisht te shtëpitë private, banesat dhe bizneset e vogla që përballen me fatura gjithnjë më të larta të energjisë dhe kërkojnë kosto më të qëndrueshme afatgjata, pa improvizim dhe pa premtime joreale.

01 Analiza para ofertës 02 Pajisje sipas objektit 03 Kontroll pas montimit

Çfarë e bën të ndryshme qasjen tonë

Problemi i klientit

Shumë klientë nuk kanë problem vetëm me çmimin. Problemi i madh është pasiguria — çfarë sistemi duhet, a do të ketë kursim real dhe kush mban përgjegjësi pas montimit.

Qasja e SSK Oferta mbi analizë, jo mbi supozim.

Fillojmë me kontroll të objektit, konsumit dhe kushteve teknike — para se të propozojmë çfarëdo sistemi.

Metodi i punës

Metoda e punës

Pesë hapa që e lidhin ofertën me objektin real, konsumin dhe kushtet teknike.

01

Analiza e konsumit

Kontrollojmë faturat dhe mënyrën reale të përdorimit të energjisë.

02

Kontrolli i objektit

Shikojmë çatinë, orientimin, hijet, hapësirën dhe mundësinë teknike.

03

Përzgjedhja e sistemit

Sistemi zgjidhet sipas konsumit dhe kushteve, jo sipas supozimit.

04

Ofertë e qartë

Çmim orientues, pajisje, fuqi sistemi dhe shpjegim financiar transparent.

05

Montim dhe kontroll

Montim i rregullt, kabllim i pastër dhe kontroll pas vënies në punë.

Shihni si kalon një projekt nga analiza deri te kontrolli pas montimit.

Çfarë nuk premtojmë pa kontroll?

Premtime vetëm pas kontrollit real

  • Nuk premtojmë kursim të saktë pa analizë të konsumit.
  • Nuk propozojmë të njëjtin sistem për çdo shtëpi.
  • Nuk garantojmë subvencion pa verifikim të kushteve.
  • Nuk themi se sistemi më i shtrenjtë është gjithmonë zgjidhja më e mirë.

SSK Vizionar

Shihni zgjidhjen para investimit

Përveç analizës teknike, SSK zhvillon edhe Vizionar — mënyrë orientuese që klienti të shohë si mund të duket zgjidhja në objektin e tij para vendimit final.

Shiko SSK Vizionar

Referencat

Referencat fillojnë me punë të përgjegjshme

Fotografitë nga terreni nuk janë vetëm portofol, por dëshmi e mënyrës si punojmë: organizim i qartë, zgjidhje sipas objektit dhe kontroll pas montimit. Kështu ndërtohet besimi në SSK, projekt pas projekti.

Solar Smart Kosova branded vehicle
Solar Smart Kosova terenski rad i montaža
Solar Smart Kosova vizuelni prikaz solarnog rešenja

Keni pyetje teknike para vendimit?

Nuk ka detyrime.