Paketa më e balancuar për shtëpi dhe biznese të vogla
STANDARD
Sistem rreth 5 kW për familje dhe objekte me konsum më të lartë ditor.
*Çmimi efektiv është orientues dhe mund të përfshijë zbritje bankare kur ajo është e aplikueshme. Çmimi final përcaktohet pas analizës së faturës, objektit dhe konfigurimit teknik.
SSK kontrollon edhe mundësinë e subvencioneve shtetërore kur ka thirrje aktive.
Pa detyrime. S? pari kontrollojm? konsumin, objektin dhe kushtet teknike.
Kapaciteti solar
Panele diellore deri në 5 kW për konsum ditor më të lartë dhe ulje më të ndjeshme të faturës.
Inverter smart on-grid
Inverter inteligjent për lidhje me rrjetin, monitoring përmes aplikacionit dhe kontroll më të qartë të prodhimit.
Montim i kontrolluar
Instalim profesional me mbrojtje elektrike DC/AC dhe kontroll para vënies në punë.
Për kë është Standard?
Balancë mes fuqisë, monitorimit dhe buxhetit
Paketa Standard është zgjidhje praktike për familje dhe biznese të vogla që duan jo vetëm prodhim të energjisë solare, por edhe kontroll më të qartë mbi sistemin. Përveç paneleve solare, inverterit dhe strukturës së montimit, kjo paketë përfshin edhe modul monitorimi me qasje përmes aplikacionit në telefon.
Kjo paketë është një hap më lart se Paketa Bazë, sepse ofron monitorim dhe kontroll më të mirë, por mbetet më e thjeshtë dhe më ekonomike se Paketa Premium, e cila mund të përfshijë bateri dhe zgjidhje më të avancuara.
Shembull orientues
Shembull orientues për Standard
- Faturë aktuale80–130 €/muaj
- Sistem orientuesderi në 5 kW
- Qëllimiulje më e ndjeshme e konsumit ditor
- Subvencione shtetërorekontroll kur ka thirrje aktive
Ky është shembull orientues. Rezultati real varet nga konsumi, pozicioni i çatisë, tarifa, përdorimi ditor dhe kushtet e financimit/subvencionit.
Kontrollo nëse Standard ka kuptim për objektin tuaj
Analiza fillestare ndihmon të kuptohet nëse sistemi deri në 5 kW është zgjedhje logjike për konsumin, çatinë dhe buxhetin tuaj.